Energji e rinovueshme

Rapuni 3&4
Hidrocentral i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Energji e pastër në shërbim të njeriut. Një projekt pionier që kombinon vetëmjaftueshmërinë financiare të Kishës me përgjegjësinë mjedisore dhe kontributin social.

Zbulo historinë
9.8 MW
Kapacitet i instaluar
~43 GWh
Prodhim vjetor
10,000
Familje të furnizuara
2016
Në operim që nga

Infrastrukturë moderne hidroenergjitike

Projekti Rapuni 3&4 përfshin teknologji të avancuar nga prodhues ndërkombëtarë, duke garantuar efikasitet të lartë dhe besueshmëri afatgjatë.

01

Turbina

3 × 3.4 MW

3 × 3.4 MW — Kössler GmbH (Austri)

02

Gjeneratorë

Končar

Gjeneratorë të prodhuar nga Končar Ltd. (Kroaci)

03

Transformatorë

110 kV

Transformatorë fuqie ABB (Zvicër) — 110 kV

04

Automatizim

Siemens

Sisteme kontrolli dhe automatizimi Siemens (Gjermani)

05

Diga

260 m

Digë gravitacionale me bërthamë argjile, lartësi 8 m, gjatësi 260 m. Rezervuar: 19 milion m³

06

Linja e TL

20 km

Linjë transmetimi 110 kV deri në nënstacionin LP1 Stebleva (OST)

07

Tunel kryesor

2.3 km

Seksion patkoi 4.8 × 4.95 m, i veshur me beton të armuar

08

Investim total

€31.5M

75% kredi bankare, 25% fonde të veta të Kishës

Pamje reale nga Rapuni 3&4

Ceremonia zyrtare e përurimit

Vendosja teknike e Rapunit 3 & 4

Energji për arsim, bamirësi dhe kulturë

Të ardhurat e projektit destinohen tërësisht për mbështetjen e arsimit, dhënien e bursave, veprimtaritë bamirëse, misionare dhe kulturore të Kishës. Gjatë fazës së ndërtimit u krijuan mbi 200 vende pune, kryesisht nga komunitetet lokale. Aktualisht punëson 30-35 persona në baza të përhershme.

Church social contribution - school

Përputhshmëri e plotë mjedisore

Projekti plotëson standarde strikte mjedisore (ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001). Zbatohet Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMP) në bashkëpunim me komunitetet vendore.

Arkivi i ndërtimit (përmbledhje)

Shiko gjithë arkivin
"

Kisha Orthodhokse nuk jeton për veten. Gjithçka që është, gjithçka që ka, gjithçka që bën, synohet për tërë shoqërinë ku ajo ndodhet.

Kryepiskopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Historia e projektit

Nga vizioni i Kryepiskopit Anastas deri në përurimin e hidrocentralit — një rrugëtim vizioni, guximi dhe besimi.

Historia e ndërtimit

Fazat e projektit Rapuni 3&4

Në këtë faqe paraqitet vetëm historia teknike e ndërtimit me dokumentim fotografik.

Fazat kryesore të ndërtimit

Dokumentim fotografik i fazave

Fjala e Kryepiskopit Anastas

Ομιλία Αρχιεπισκόπου Αναστασίου κατά τα εγκαίνια του έργου στις 2 Αυγούστου 2016

«Εγκαίνια Υδροηλεκτρικού Έργου Ραπούνι 3&4 - Τρίτη, 2 Αυγούστου 2016 (Προσφωνήσεις) «Εὐλογήσω τὸν Κύριον ἐν παντὶ καιρῷ, διὰ παντὸς ἡ αἴνεσις αὐτοῦ ἐν τῷ στόματί μου» (Ψαλμ. 33:2). Δοξολογούμε και ευχαριστούμε από τα βάθη της καρδιάς μας τον παντοδύναμο Θεό της ειρήνης, της αγάπης και της δημιουργίας για τις πολλαπλές γνωστές και άγνωστες σε εμάς δωρεές Του.

Έχουν συμπληρωθεί 25 χρόνια από τότε που με αξίωσε να βρίσκομαι σε αυτόν τον πονεμένο από την αδικία και τον φόβο τόπο. Είχα φτάσει τον Ιούλιο του 1991 ως Πατριαρχικός Έξαρχος ύστερα από πρωτοβουλία του Οικουμενικού Πατριαρχείου Κωσταντινουπόλεως, που έχει την ευθύνη για την κανονική πορεία των Ορθοδόξων Εκκλησιών που βρίσκονται σε δοκιμασία. Και σαν σήμερα 2 Αυγούστου 1992 ανέλαβα την αποστολή του Προκαθημένου της Ορθοδόξου Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας· με μοναδικό σκοπό την ανασύσταση και την πλήρη ανασυγκρότησή της.

Σε εκείνη την περίοδο της αβεβαιότητος, της αγωνίας και της φτώχειας το βασικό μήνυμά μας ήταν: Τολμούμε να ελπίζουμε! Όχι γιατί είμαστε αφελείς ή ότι δεν βλέπουμε το πλήθος των αντιξοοτήτων που ορθώνονται εμπρός μας, αλλά διότι πιστεύουμε ότι πάνω από όλες τις εξουσίες που επηρεάζουν τον κόσμο, τελικά η Ύψιστη Πραγματικότητα, Αυτός ο Οποίος έχει την απόλυτη εξουσία στο σύμπαν, είναι ο Θεός της αγάπης. Τον Οποίον μας αποκάλυψε ο ενανθρωπήσας Λόγος Του ο Ιησούς Χριστός. Τολμούμε να ελπίζουμε, διότι: «Ὁ Θεὸς ἀγάπη ἐστί, καὶ ὁ μένων ἐν τῇ ἀγάπῃ ἐν τῷ Θεῷ μένει καὶ ὁ Θεὸς ἐν αὐτῷ»(Ιω. 4:16).

Αυτή η βεβαιότητα οδήγησε και καθοδηγεί τα βήματά μας, την Εκκλησία μας όλα αυτά τα χρόνια. Είναι γνωστό ότι δεν περιοριστήκαμε αποκλειστικά στην ανασυγκρότηση της Ορθοδόξου Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας, στη δημιουργία των αναγκαίων δομών, την εκπαίδευση και χειροτονία γηγενούς κλήρου, την ανάπτυξη μιας δυναμικής Ορθοδόξου νεολαίας, αλλά επεκταθήκαμε και σε έργα αγάπης σε πολλές κατευθύνσεις: Στους τομείς υγείας, παιδείας, αγροτικής αναπτύξεως, πολιτισμού και οικολογίας. Ένα τέτοιο έργο ελπίδος και αγάπης είναι και το έργο το οποίο εγκαινιάζουμε σήμερα.

Γεννήθηκε από το όραμα να εξασφαλίσουμε σταθερούς εγχώριους πόρους, πού προσφέρουν τη δυνατότητα να συνεχίσουμε τα κοινωφελή έργα, τα οποία μέχρι σήμερα πραγματοποιήθηκαν. Αυτά έχουν γίνει έως τώρα με τη συμβολή και τις δωρεές φίλων μας από το εξωτερικό. Ευχαριστίες θερμές οφείλουμε στους εκλεκτούς συνεργούς, οι οποίοι συνέβαλαν στην ολοκλήρωση αυτού του έργου: Στην Ομάδα Σχεδιασμού και Διαχειρίσεως κ. Ι. Παλαιοκρασσά, κ. Ν. Γαλέτα, κ. Α. Γούλα, π. Γιοβάννη Κορόβεσι και π. Χαράλαμπο Γκιόκα. Τους μελετητές κ. Hasalami, και κ. Σοφιό, τους επιβλέποντες κ. Ασημόπουλο και κ. Γένη. Στην Ανάδοχο του έργου εταιρεία Άκτωρ και σε όσους εργάστηκαν σ’ αυτό, που ξεπερνούν τους εκατό. Επίσης τις εταιρείες: Sideral, Antea Cement, Kössler, Poseidon, Abb, Systemica, Sintaksa, Koncar, Albaelletrica, Αnion, Doko Shpk, NBG Bank.

Το έργο το οποίο εγκαινιάζουμε σήμερα έχει τέσσερα βασικά χαρακτηριστικά: α) Ανταποκρίνεται πλήρως στις περιβαλλοντολογικές προδιαγραφές, β) Στηρίζεται στην αξιοποίηση ανανεώσιμων πηγών ενέργειας, γ) Έχει προφανή αναπτυξιακό χαρακτήρα, διότι συμβάλλει στην αύξηση της ηλεκτρικής ενέργειας σε όλη την χώρα και δ) Έχει ευρύτατο κοινωνικό σκοπό. Όλα τα έσοδά του θα διατίθενται για την ενίσχυση της παιδείας (εκπαιδευτικών ιδρυμάτων, υποτροφιών κ.λπ.), φιλανθρωπικών, ιεραποστολικών και πολιτιστικών αναγκών. Γενικά θα εξασφαλίσει την οικονομική δυνατότητα στην Ορθόδοξο Αυτοκέφαλο Εκκλησία της Αλβανίας να συνεχίσει την αποστολή της, να τολμά, να ελπίζει και να αγωνίζεται με όλες της τις δυνάμεις για την ακτινοβολία της πίστεως, της αγάπης, της συμφιλιώσεως ανθρώπων και λαών.

Τελειώνω τονίζοντας μία αλήθεια που συχνά την επαναλαμβάνω: Η Ορθόδοξος Εκκλησία δεν ζει για τον εαυτό της. Ό,τι είναι, ό,τι έχει, ό,τι κάνει προορίζεται για όλη την κοινωνία, όπου βρίσκεται. Μοιράζεται τα δώρα του Θεού, την ειρήνη, την αγάπη και τη δικαιοσύνη με όλους τους ανθρώπους. Συγκεκριμένα η Ορθόδοξος Αυτοκέφαλος Εκκλησία της Αλβανίας από το 1992 έως σήμερα έχει συμβάλει ουσιαστικά στην γενικότερη ανοικοδόμηση καθώς και την πνευματική και κοινωνική ανάπτυξη της Αλβανίας, με υπομονή, με δημιουργικότητα και ανιδιοτελή αγάπη. «Τῷ δὲ δυναμένῳ ὑπὲρ πάντα ποιῆσαι ὑπερεκπερισσοῦ ὧν αἰτούμεθα ἢ νοοῦμεν, κατὰ τὴν δύναμιν τὴν ἐνεργουμένην ἐν ἡμῖν, αὐτῷ ἡ δόξα ἐν τῇ ἐκκλησίᾳ ἐν Χριστῷ ᾿Ιησοῦ εἰς πάσας τὰς γενεὰς τοῦ αἰῶνος τῶν αἰώνων.» (Εφεσ.3:20)».

Fjala e Kryepiskopit Anastas në përurimin e veprës, 2 gusht 2016

«Përurimi i Veprës Hidroenergjetike Rapuni 3&4 - e martë, 2 gusht 2016 (Përshëndetje). “Do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i Tij do të jetë gjithmonë në gojën time” (Psalmi 33:2). Lavdërojmë dhe falënderojmë nga thellësia e zemrës Perëndinë e plotfuqishëm, Perëndinë e paqes, të dashurisë dhe të krijimit, për dhuratat e Tij të shumta, të njohura dhe të panjohura për ne.

Janë mbushur 25 vjet që nga koha kur Ai më denjësoi të jem në këtë vend të lënduar nga padrejtësia dhe frika. Kisha ardhur në korrik të vitit 1991 si Ekzark Patriarkal, pas nismës së Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës, e cila mban përgjegjësi për ecurinë kanonike të Kishave Orthodhokse që ndodhen në sprovë. Dhe po në këtë ditë, më 2 gusht 1992, mora misionin e Primatit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me qëllim të vetëm rindërtimin dhe riorganizimin e saj të plotë.

Në atë periudhë pasigurie, ankthi dhe varfërie, mesazhi ynë themelor ishte: Guxojmë të shpresojmë! Jo sepse jemi naivë apo sepse nuk shohim morinë e vështirësive përpara nesh, por sepse besojmë se mbi të gjitha pushtetet që ndikojnë botën, Realiteti Më i Lartë, Ai që ka pushtetin absolut në univers, është Perëndia i dashurisë; Ai që na u zbulua nga Fjala e Tij e mishëruar, Jezu Krishti. Guxojmë të shpresojmë, sepse: “Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndi dhe Perëndia qëndron në të” (1 Gjn. 4:16).

Kjo siguri ka udhëhequr dhe vazhdon të udhëheqë hapat tanë, Kishën tonë, gjatë gjithë këtyre viteve. Dihet se nuk u kufizuam vetëm në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në krijimin e strukturave të nevojshme, në edukimin dhe dorëzimin e klerit vendas, në zhvillimin e një rinie orthodhokse dinamike, por u shtrimë edhe në vepra dashurie në shumë drejtime: në shëndetësi, arsim, zhvillim bujqësor, kulturë dhe ekologji. Një vepër e tillë shprese dhe dashurie është edhe vepra që përurojmë sot.

Ajo lindi nga vizioni për të siguruar burime të qëndrueshme vendore, që na japin mundësinë të vazhdojmë veprat me dobi publike, të cilat deri më sot janë realizuar me kontributin dhe dhuratat e miqve tanë nga jashtë vendit. Mirënjohje të ngrohtë u detyrohemi bashkëpunëtorëve të vyer që kontribuan në përfundimin e kësaj vepre: ekipit të projektimit dhe administrimit z. I. Paleokrassas, z. N. Galetas, z. A. Goulas, at Joan Korovesi dhe at Harallambo Gjoka; projektuesve z. Hasalami dhe z. Sofio; mbikëqyrësve z. Asimopoulos dhe z. Gjeni; kompanisë kontraktore AKTOR dhe të gjithë punonjësve, mbi njëqind në numër. Gjithashtu kompanive: Sideral, Antea Cement, Kössler, Poseidon, Abb, Systemica, Sintaksa, Koncar, Albaelletrica, Αnion, Doko Shpk, NBG Bank.

Vepra që përurojmë sot ka katër karakteristika themelore: a) përputhet plotësisht me standardet mjedisore, b) mbështetet në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, c) ka karakter të qartë zhvillimor, sepse kontribuon në rritjen e energjisë elektrike në mbarë vendin, dhe d) ka qëllim shumë të gjerë shoqëror. Të gjitha të ardhurat e saj do të përdoren për mbështetjen e arsimit (institucione arsimore, bursa etj.), nevojave filantropike, misionare dhe kulturore. Në përgjithësi, kjo vepër do t’i sigurojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mundësinë ekonomike për të vazhduar misionin e saj, për të guxuar, për të shpresuar dhe për të luftuar me të gjitha forcat për rrezatimin e besimit, të dashurisë dhe të pajtimit të njerëzve e popujve.

E mbyll duke theksuar një të vërtetë që e përsëris shpesh: Kisha Orthodhokse nuk jeton për veten e saj. Gjithçka që është, gjithçka që ka, gjithçka që bën, është për mbarë shoqërinë ku ndodhet. Ajo i ndan me të gjithë njerëzit dhuratat e Perëndisë: paqen, dashurinë dhe drejtësinë. Konkretisht, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nga viti 1992 e deri më sot, ka kontribuar në mënyrë thelbësore në rindërtimin e përgjithshëm, si edhe në zhvillimin shpirtëror e shoqëror të Shqipërisë, me durim, krijimtari dhe dashuri pa interes. “Atij që ka fuqi të bëjë pamasë më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë… Atij i qoftë lavdia në Kishë në Krishtin Jezus, në të gjitha brezat, në shekuj të shekujve” (Efes. 3:20).

Address of Archbishop Anastasios at the inauguration of the project, 2 August 2016

“Inauguration of the Rapun 3&4 Hydropower Project – Tuesday, 2 August 2016 (Greetings). ‘I will bless the Lord at all times; His praise shall continually be in my mouth’ (Psalm 33:2). We glorify and thank from the depths of our hearts Almighty God—the God of peace, love and creation—for His many gifts, known and unknown to us.

Twenty-five years have passed since He deemed me worthy to be in this place, wounded by injustice and fear. I arrived in July 1991 as Patriarchal Exarch, following the initiative of the Ecumenical Patriarchate of Constantinople, which bears responsibility for the canonical course of Orthodox Churches under trial. And on this very day, 2 August 1992, I assumed the mission of the Primate of the Orthodox Autocephalous Church of Albania, with the sole purpose of its restoration and full reconstruction.

In that period of uncertainty, anxiety and poverty, our basic message was: We dare to hope! Not because we are naïve or because we fail to see the multitude of adversities before us, but because we believe that above all powers influencing the world, the Highest Reality—the One who has absolute authority in the universe—is the God of love, revealed to us by His incarnate Word, Jesus Christ. We dare to hope because: ‘God is love, and whoever abides in love abides in God, and God abides in him’ (1 John 4:16).

This certainty guided, and still guides, our steps and our Church through all these years. It is well known that we did not limit ourselves only to rebuilding the Orthodox Autocephalous Church of Albania—to creating the necessary structures, educating and ordaining native clergy, and developing a dynamic Orthodox youth—but also expanded into works of love in many directions: healthcare, education, rural development, culture and ecology. One such work of hope and love is the project we inaugurate today.

It was born from the vision of securing stable domestic resources, enabling us to continue the public-benefit works that have been carried out until now, largely through the contribution and donations of friends from abroad. We owe warm thanks to the distinguished collaborators who contributed to the completion of this project: the Design and Management Team—Mr. I. Paleokrassas, Mr. N. Galetas, Mr. A. Goulas, Fr. Jovannis Korovesi and Fr. Charalambos Giokas; the designers Mr. Hasalami and Mr. Sofio; the supervisors Mr. Asimopoulos and Mr. Gjeni; the contractor AKTOR and all who worked on the project, more than one hundred in total. We also thank the companies: Sideral, Antea Cement, Kössler, Poseidon, Abb, Systemica, Sintaksa, Koncar, Albaelletrica, Anion, Doko Shpk, NBG Bank.

The project inaugurated today has four key characteristics: (a) full compliance with environmental specifications; (b) reliance on renewable energy sources; (c) a clear developmental character, as it contributes to increasing electricity supply across the country; and (d) a very broad social purpose. All its revenues will be allocated to support education (educational institutions, scholarships, etc.), charitable, missionary and cultural needs. In general, it will secure for the Orthodox Autocephalous Church of Albania the financial capacity to continue its mission—to dare, to hope, and to strive with all its strength for the radiance of faith, love, and the reconciliation of people and nations.

I conclude by stressing a truth I often repeat: the Orthodox Church does not live for itself. Whatever it is, whatever it has, whatever it does is intended for the whole society in which it exists. It shares God’s gifts—peace, love and justice—with all people. Specifically, from 1992 until today, the Orthodox Autocephalous Church of Albania has substantially contributed to the country’s broader reconstruction and to its spiritual and social development, with patience, creativity and selfless love. ‘Now to Him who is able to do exceedingly abundantly above all that we ask or think… to Him be glory in the Church in Christ Jesus throughout all generations, forever and ever’ (Ephesians 3:20).

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

C&S Energy HEC është shoqëri e krijuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë (KOASH) për prodhimin e energjisë së pastër hidroelektrike.

Nga ringjallja e Kishës te Rapuni 3&4

1991
Ringjallja e Kishës

Nis rindërtimi shpirtëror, pastoral dhe social nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas.

2009–2011
Vendimi strategjik energjetik

Përcaktohet investimi në hidroenergji për vetëqëndrueshmërinë e veprës së Kishës.

2011–2016
Ndërtimi i Rapunit 3&4

Nga themelimi juridik deri në realizimin teknik të plotë të hidrocentralit.

2 Aug 2016
Përurimi zyrtar

Hidrocentrali hyn në operim dhe mbështet arsimin, shëndetësinë, filantropinë dhe kulturën.

Histori që nga koha apostolike

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka histori që daton nga koha apostolike — Apostull Pavli shkruan se predikoi Ungjillin "deri në Iliri" (Rom. 15:19). Autoqefalia u njoh nga Patriarkana Ekumenike në vitin 1937.

Pas shkatërrimit brutal nga regjimi i Enver Hoxhës në 1967 — që e bëri Shqipërinë shtetin e parë "ateist" në botë — Kisha u ringjall nga rrënojat që nga viti 1991, nën udhëheqjen e Kryepiskopit Anastas.

KOASH clergy
160+
Kisha të rindërtuara
160
Klerikë me arsim të lartë
500+
Ndërtesa gjithsej
160+
Tituj të botuar

Vepra sot

Sot Kisha operon institucione arsimore në të gjitha nivelet — duke përfshirë Universitetin Logos, Akademinë Teologjike "Ngjallja", liceume, 21 kopshte dhe shkolla moderne si "Protagonistët" dhe "Frymë Dashurie". Qendra e Diagnostikimit Mjekësor në Tiranë ka kryer mbi 2 milion vizita. Kisha boton gazeta, revista, libra teologjikë, dhe operon shtypshkronjë vetjake.

Projektet hidroelektrike përbëjnë bazën e vetëmjaftueshmërisë financiare që siguron qëndrueshmërinë e gjithë kësaj vepre.

Education and social programs

Kontributi shumëdimensional i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

1. Kontributi në arsim

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në fushën e arsimit, duke krijuar institucione që i kanë shërbyer formimit shpirtëror, kulturor dhe profesional të brezave të rinj. Në këtë kuadër funksionojnë Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar “Logos”, shkolla e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar” dhe “Shkolla e Muzikës Bizantine” në Tiranë. Këto institucione ofrojnë kushte bashkëkohore dhe konvikte, ndërsa nxënësit mbështeten me bursa nga Kryepiskopi Anastas. Po ashtu, në mbarë vendin funksionojnë shumë kopshte, shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe qendra profesionale, që kanë krijuar një rrjet të gjerë edukimi. Në Tiranë ndodhet kompleksi arsimor “Protagonistët”, ndërsa në qytete të tjera veprojnë shkollat “Frymë Dashurie”, gjimnazi “Platon”, shkolla “Apostull Pavli” dhe konvikte për vajza e fëmijë në nevojë. Përveç ngritjes së këtyre institucioneve, është ofruar ndihmë për shkolla publike, universitete dhe konvikte, përmes rikonstruksioneve, pajisjeve dhe mbështetjes teknike. Një kontribut i veçantë ishte edhe Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, ndërsa që nga viti 2010 Kolegji Universitar “Logos” ka forcuar arsimin e lartë teologjik në Shqipëri.

2. Kontributi në kujdesin shëndetësor

Në fushën e shëndetësisë, Kisha Orthodhokse ka treguar një përkushtim të thellë, duke synuar të shërojë jo vetëm plagët shpirtërore, por edhe ato fizike të njerëzve. Me nismën e Kryepiskopit Anastas u ngrit në vitin 1994 poliklinika orthodhokse “Shën Llukai” në Tiranë, e cila ofroi shërbime mjekësore në disa specialitete dhe u pajis me aparatura bashkëkohore për kohën. Më pas, në vitin 1999, ajo u zgjerua dhe u zëvendësua nga Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, një institucion modern me shumë kate, staf të kualifikuar dhe mbi 24 specialitete, ku vizitohen mijëra pacientë çdo muaj pa dallim besimi. Kjo qendër ka dhuruar edhe medikamente, pajisje dhe ndihma për spitale, klinika, qendra sociale dhe persona në nevojë në shumë qytete të vendit. Gjithashtu janë hapur poliklinika orthodhokse në Kavajë, Korçë, Jergucat dhe Lushnjë, ndërsa njësia dentare lëvizëse ka shërbyer falas në shumë zona të Shqipërisë dhe edhe për refugjatët kosovarë. Përmes fondacionit “Klinikat Orthodhokse të Ungjillëzimit” dhe “Diakonia Agapes”, Kisha ka zhvilluar programe trajnimi, edukimi shëndetësor, botime dhe mbështetje për zonat rurale, sidomos për gratë, fëmijët dhe të rinjtë.

3. Nismat sociale dhe ndihma për shtresat në nevojë

Kontributi social i Kishës Orthodhokse është shprehur fuqishëm përmes nismave konkrete për të varfrit, të sëmurët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në vështirësi. Një shembull i dukshëm janë mensat e bamirësisë “Shoqëria e Dashurisë”, të cilat në Tiranë, Korçë, Berat dhe Gjirokastër ofrojnë ushqim të gatuar për qindra persona në nevojë. Këto qendra nuk shërbejnë vetëm ushqim, por edhe krijojnë një mjedis dashurie, respekti dhe mikpritjeje. Aktiviste të Lidhjes së Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë” vizitojnë familje, të sëmurë dhe persona të vetmuar, duke ofruar ndihmë shpirtërore, ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe mbështetje financiare. Po ashtu, ndihmë e vazhdueshme u jepet azileve, ku organizohen vizita, dreka dashurie dhe shpërndarje ndihmash për të moshuarit. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, përmes aktiviteteve si “Fundjava e miqësisë”, ku ndërtohen marrëdhënie të ngrohta, argëtim dhe përfshirje sociale. Kisha ka zhvilluar gjithashtu projekte për bujqësinë, arsimin, infrastrukturën, ujësjellësit dhe shëndetësinë në zonat e thella, duke ndihmuar zhvillimin e komuniteteve. Të rinjtë orthodhoksë kanë qenë pjesë aktive e kësaj veprimtarie humanitare në spitale, shtëpi, azile dhe qendra sociale.

4. Ndihma në burgje, në fatkeqësi dhe dhurimi i gjakut

Kisha Orthodhokse ka qenë pranë njerëzve edhe në situata të vështira, si burgjet, fatkeqësitë natyrore dhe nevojat urgjente shëndetësore. Që nga viti 1998, grupet e besimtarëve orthodhoksë kanë zhvilluar vizita të rregullta shpirtërore dhe sociale në burgun nr. 325 në Tiranë, duke u ofruar të dënuarve ushqime, mbështetje morale dhe ndihma materiale. Në këtë institucion u ndërtua edhe një serë në ndihmë të të burgosurve, ndërsa më vonë u financua një fushë sportive dhe u dhuruan kompjutera, printera dhe libra për trajnimet e tyre. Vizita dhe ndihma të ngjashme janë zhvilluar edhe në qendra paraburgimi e burgje të tjera në Durrës, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Një tjetër shprehje e solidaritetit ka qenë dhurimi vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë, me pjesëmarrjen e të rinjve, klerikëve dhe besimtarëve, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”. Po kështu, Kisha ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në raste përmbytjesh, krizash sociale dhe tragjedish si ajo e Gërdecit, duke shpërndarë ushqime, veshmbathje, ndihma monetare dhe duke ofruar mbështetje njerëzore e shpirtërore. Këto veprime tregojnë një angazhim të vazhdueshëm për të lehtësuar vuajtjen njerëzore.

5. Kontributi për mjedisin dhe kulturën

Përveç veprës sociale dhe arsimore, Kisha Orthodhokse ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e kulturës. Nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas janë ndërmarrë projekte ekologjike, programe studimore dhe veprimtari ndërgjegjësuese për ruajtjen e natyrës. Që nga viti 2001 janë trajnuar të rinj në fusha si biologjia, inxhinieria pyjore dhe mjedisi, ndërsa janë zhvilluar projekte për mbrojtjen e zonave si Zvërneci, Vjosa dhe Llogaraja, si edhe për administrimin e mbeturinave. Të rinjtë orthodhoksë janë angazhuar në pastrimin e mjedisit në parqe, male, brigje dhe qendra komunitare, ndërsa broshurat, gazetat, revistat dhe Radio “Ngjallja” kanë ndihmuar në sensibilizimin qytetar për mbrojtjen e ambientit. Në fushën e kulturës, Kisha ka punuar për ringjalljen e artit kishtar, restaurimin e monumenteve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Janë restauruar shumë kisha e manastire monumente kulture, janë krijuar studio ikonografie, afresku, mozaiku dhe gdhendjeje në dru, si edhe është kultivuar një brez i ri artistësh vendas. Po ashtu, koret kishtare kanë promovuar muzikën bizantine dhe traditën liturgjike shqiptare, duke dhënë koncerte, regjistrime dhe duke pasuruar jetën kulturore të vendit.

6. Botimet, dokumentarët, media dhe kontributi i përgjithshëm kulturor-ekonomik

Në planin kulturor dhe mediatik, Kisha Orthodhokse ka ushtruar një rol të gjerë në botime, dokumentarë, konferenca dhe formim profesional. Ajo ka sponsorizuar vepra shkencore, dokumentarë për figura të rëndësishme si Onufri, si edhe filma kushtuar kishave dhe manastireve të vendit. Janë organizuar simpoziume shkencore, konferenca ndërfetare dhe aktivitete kulturore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ato për artin kishtar, marrëdhëniet ndëretnike, terminologjinë fetare dhe mjedisin. Kisha ka marrë pjesë rregullisht në Panairin e Librit në Tiranë me botimet e saj liturgjike, teologjike, kulturore dhe muzikore, duke sjellë pranë publikut libra, CD dhe DVD. Përmes Radio “Ngjallja”, që transmeton prej vitit 1998, është dhënë një kontribut i vyer në informim, edukim dhe promovim të kulturës, artit dhe vlerave shpirtërore. Gjithashtu janë realizuar programe kualifikimi në turizëm kulturor, fetar dhe ekologjik, si edhe guida turistike që promovojnë trashëgiminë shqiptare. Në tërësi, kjo vepër është shoqëruar me ndërtimin e qindra objekteve fetare, arsimore, shëndetësore dhe sociale, duke krijuar vende pune dhe ndikim ekonomik. Kjo përpjekje shumëdimensionale ka hyrë në historinë e vendit si një kontribut i rëndësishëm shpirtëror, kulturor, social dhe kombëtar.

Na kontaktoni

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, jeni të mirëpritur të na kontaktoni.

C&S Energy sh.p.k.

✉️
🌐
📍
Adresa
Rruga e Kavajës 151

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

🌐
📍
Vendndodhja e hidrocentralit
Librazhd, Shqipëri